Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeSot mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, zbardhet axhenda

Sot mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, zbardhet axhenda

Nis sot në orën 11:00 mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, për zgjedhjen e Kryesisë së PD-së.

Sipas axhendës, do të jetë Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka të cilët do të mbajnë fjalën të parët, ndërsa menjëherë më pas do të nisë votimi.

Paraprakisht çdo anëtar i Këshillit Kombëtar do të firmosë manualisht dhe elektronikisht për prezencën e tij në mbledhje, ndërsa numërimi do të jetë elektronik.

Pas shfaqjes në ekran, çdo votë do të kalojë në kohë reale në tabelën përmbledhëse nga ku do të mësohen emrat fitues të anëtarëve të rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike.

I gjithë procesi do të jetë transparent për publikun dhe median, e cila, do të jetë e lirë të raportojë në ambientet e selisë dhe të ndjekë çdo zhvillim të sotëm e në vijim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments