Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeMinistri i Shëndetësisë prezanton ekspertin me renome botërore për përmirësimin e shëndetësisë...

Ministri i Shëndetësisë prezanton ekspertin me renome botërore për përmirësimin e shëndetësisë në Kosovë

Rifat Latifi, ministër i Shëndetësisë ka njoftuar se ka biseduar me një ekspert me renome botërore “për zhvillimin e sistemit shëndetësor në Kosovë”.  Krijimi i Qendrës së Traumës dhe Emergjencës, ishte ndër shtatë shtyllat e prezantuara të ministrit Latifi, për transformimin e shëndetësisë së Kosovës. Rifat Latifi u emërua ministër i Shëndetësisë nëntorin e vitit 2021.

Sipas njoftimit nga MSH, ministri kosovar u shpreh i lumtur për bashkëpunimin me australianin Ruben Peralta.

Ai tha se me dr. Perlata, është biseduar ecurinë e tij të angazhimit për të ndihmuar MSh në kryerjen e vlerësimit të nevojave për krijimin e Qendrës së Traumës dhe Emergjencës.

Ndërkaq, dr. Dr Ruben Peralta, tha se ndihet shumë i privilegjuar, që i është dhënë mundësia, për të ndihmuar dhe angazhuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ka takuar sot ekspertin me renome botërore, Dr. Ruben Peralta nga Australia, me të cilin biseduan për zhvillimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Ministri Latifi, tha se është shumë i lumtur që po fillon puna konkrete për realizimin e njërës prej objektivave kryesore për transformimin e sistemit shëndetësor, në Republikën e Kosovës. Ai tha se me ekspertin me renome botërore. dr. Perlata, është biseduar ecurin e tij të angazhimit për të  ndihmuar MSh në kryerjen e vlerësimit të nevojave për krijimin e Qendrës së Traumës dhe Emergjencës.

Krijimi i Qendrës së Traumës dhe Emergjencës, është njëra ndër shtatë shtyllat e prezantuara tashmë të ministrit Latifi, për transformimin e shëndetësisë së Kosovës.

Ndërkaq, dr. Dr Ruben Peralta, tha se ndihet shumë i privigjuar, që i është dhënë mundësia, për të ndihmuar dhe angazhuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments