Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në veri të Mitrovicës. Një burrë atje dyshohet se ka therur për vdekje babain e tij dhe vëllain.
Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i Mitrovicës Veriore, Besim Hoti.
Hoti ka thënë se i dyshuari është arrestuar.
“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur brenda një familje. Një person ka vrarë babain dhe vëllain e tij. I ka therr me thikë dhe të njëjtit s’kanë mundur t’iu përballojnë plagëve dhe kanë vdekur në vend. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Hoti.