Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj.
Lekaj, e vlerësoi lartë punën e mjekut si dhe i shpreh ngushëllime familjarëve.
Postimi i plotë:
“Lamtumirë miku im i çmuar Dr. Rifat Lila.
Sot, Gjakova ka humbur Qyetarin e Nderit Dr. Rifat Lila. Ai ishte gjithmonë i buzëqeshur, bamirës, i dashur me të gjithë, puntor i madh, shkrimtar, atdhedashës dhe mik i mirë.
Bashkëpunimi me Doktorin ishte i lodhshëm për nga puna por i mrekullueshëm për nga motivi.
Sot Gjakova falë bashkëpunimit që kemi pasur ka një nga qendrat mjeksore më të mirat në rajon. Ashtu si ishe bashkëpuntor si koleg e si qytetar i këtij vendi të jam falenderues gjithë jetën.
Doktor ishe gjithmonë afër familjes time dhe çdo familje në Gjakovë je shembulli dhe udhërrefyesi më i mirë që duhet ndjekur.
Faleminderit për gjithqka që ke bërë për ne.
I shpreh ngushëllime bashkëshortes Silvanës, familjarëve, nipave, mbesave, familjes Lila, kolegëve, qytetarëve të Gjakovës dhe të gjithë atyre që e njohën.Doktor Veprat e tua nuk do vdesin asnjëherë.Lamtumirë miku im”.