Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaHaxhiu: Qeveria presion ndaj deputetëve, s’është logjike me i marrë vetë paret...

Haxhiu: Qeveria presion ndaj deputetëve, s’është logjike me i marrë vetë paret e Trustit e mos me votu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, tha për Ekonomia Online se është ushtruar presion ndaj deputetëve që mos të votojnë projektligjin për Trustin.

Ai tutje është shprehur optimist se tani është hapur rruga që ky projektligj të shkoj në Kryesinë e Kuvendit dhe të procedohet për në seancë.

“Projektligji në Komisionin për Buxhet Punë dhe Transfere, është bërë më qëllim që të shtrohet presion mbi deputetët për të pamundësuar votën pro, sepse në fillim ka pas edhe deputete ju e dini që janë deklaruar pro këtij projektligji, mirëpo në Komision patë një votim pesë me pesë dhe një abstenim dhe po besoj që tani më është hapur rruga që kryesia ta trajtojë këtë projektligj dhe ta procedoj për në seancën e Kuvendit”, ka thënë ai.

Haxhiu tutje ka thënë se deputetet e Kuvendit të Kosovës, nuk duhet t’u nënshtrohen presioneve politike, por ta votojnë në seancë këtë projektligj, pasi sipas tij është kërkesë e qytetarëve.

“Shpresoj që deputetet në Kuvend të reflektojnë pro kërkesës së qytetarëve dhe ta votojnë këtë projektligj. Uroj që mos të ndodh e njëjta gjë edhe të prolongohet në seancë për të ushtruar presion mbi deputetet për të votuar kundër, por që të procedohet më shpejtë për javën e ardhshme dhe që deputetet të reflektojnë, të tregojnë integritet, mos të bien nën ndijime politike, por të votojnë pro kërkesës së qytetarëve”, tha Haxhiu për EO.

Haxhiu shtoi se ka presion ndaj despotëve nga ana e Qeverisë së Kosovës që mos ta votojnë këtë projektligj.

“Ka presion mbi deputetet nga ana e Qeverisë për të votuar kundër këtij projektligji, nuk e kuptoj këtë presion të Qeverisë dhe të pushtetit, kur ne e dimë se kemi ministra të Qeverisë që kanë tërhequr mjetet nga trusti, kemi deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë tërhequr mjete nga Trusti dhe s’është logjike që me i marrë vetë paret e Trustit, e mos me votu që qytetarit me i’a mundësu një gjë të tillë”.

Ndërkaq, sa i përket kostot buxheti të tërheqjes së majtëve nga Trusti, Haxhiu ka thënë se s’ka kosto, por përkundrazi tërheqja e mjeteve do të ndikojë në buxhetin e shteti, por edhe të qytetarëve. “Unë  e thash në prezantimin e projektligjit në Komision se ky projektligj nuk ka kosot shtesë për buxhetin e shtetit, përkundrazi ka impakt pozitiv në buxhetin e shtetit dhe do të ketë impakt pozitiv në ekonominë e Kosovës dhe do të këtë impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetorëve në këtë kohë krize”.

Ai tutje shtoi se po përballemi me kriza të njëpasnjëshme, prandaj edhe duhet të mendohet reforma pensionale.

“Po përballemi me kriza të vazhdueshme nga ajo pandemike, energjetike dhe tash në kësaj të fundit me rritje të çmimeve dhe të inflacionit dhe është mese e domosdoshme që të ketë një mbështetje të drejtpërdrejtë të qytetareve. Unë e ftoj edhe Qeverinë edhe deputetet e pushtetit që të ulemi bashkë dhe ta bëjmë reformën pensionale. U tha edhe në komision që mosha mesatare e qytetarëve që kanë mjete në trust është nën 37 vjet dhe ka mundësi që ne ta bëjmë një reformë pensionale me modelin që gjenerata paguan për gjeneratën, sepse kemi vetëm 6% të qytetorëve që janë mbi moshën 65 vjeçare. Kemi mundësi me bë një gjë të tillë”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments