Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaAlarmet e rrejshme për bomba në kryeqytet, policia heton tri rastet e...

Alarmet e rrejshme për bomba në kryeqytet, policia heton tri rastet e fundit

Brenda një jave, Policia e Kosovës është alarmuar tri herë në kryeqytet pasi dikush kërcënoi me bombë dy herë Rektoratin e Universitetit të Prishtinës dhe një herë gjimnazin “Xhevdet Doda”. Që të tri këto kërcënime, pas verifikimit dhe kontrolleve të detajuara nga njësitete e specializuara të policisë, dolën të jenë të rreme.

IndeksOnline mëson se njësiti kundër krimeve kibernetike është duke punuar për të zbardhur sa më parë këto raste, mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë informacion rreth rrjedhës së hetimeve.

Njohësit e Sigurisë Kibernetike u kanë preferuar të gjithë administratorëve të TI-së t’i bllokojnë IP Adresat nga “anonymousemail” që të mos bien pre e këtyre informatave destabilizuese.

IP Addresat nga po vijnë e-mail kërcënuese janë anonime, ani pse serverët që janë përdorur për dërgimin e këtyre postave elektonike janë në Turqi dhe në Kinë.

Alarme për bomba së fundi kishte shpesh edhe në Serbi dhe Mal të Zi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments