Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaRama: Ka nisur puna, Prishtina do të bëhet me zonë ekonomike

Rama: Ka nisur puna, Prishtina do të bëhet me zonë ekonomike

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha për RTK se kryeqyteti ka nisur punën për realizimin e zonës ekonomike të Prishtinë.

Kryeqyteti ka nisur punën për realizimin e zonës ekonomike të Prishtinës. Kështu thotë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Sipas planit rregullativ të miratuar kohë më parë, kjo zonë parashihet të jetë mbi 600 hektarë në zonën e Shkabajt dhe Bërnicës.

Kjo çështje do të trajtohet sonte nga kolegu Faton Salihu në emisionin “Ekonomiks”, i cili do të fillojë me format të ri.

Arian Shabani është pronar i fabrikës së riciklimit të mbeturinave. Ariani thotë se po planifikojnë që të zgjerohen edhe më shumë por, çdo herë për prodhuesit po është problem hapësira. Krijimi i zonës ekonomike të Prishtinës sipas tij është shumë i mirëseardhur dhe se në momentin që do të funkisionalizohet planifikon që të investojë aty.

“Duke marrë parasysh që është edhe në kryeqytet mundësitë janë shumë më të mira për një prodhim, kështu që për prodhuesit është e mirëseardhur një zonë e tillë ekonomike e cila do të ja u lehtësojë  për me zhvillua secilit prodhues, ose secilën veprimtari që e zhvillon aty brenda” , tha Ariani.

Sipas, kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama kanë filluar punën për krijimin e zonës ekonomike të Prishtinës, apo Zonës Industriale. Ajo do të jetë mbi 600 hektarë dhe do të përfshihet në zonën e Shkabajt dhe Bërnicës.

“Ne jemi duke punuar, krejt këto planifikimet janë punë, tash duhen vetëm edhe marrëveshjet në mënyrë që ta dedikojmë edhe si zonë ekonomike me Ministrinë e ekonomisë , kështu që besoj që me hapa të shpejtë do ta bëjmë këtë mundësi. Tash është një numër i madh i parcelave të Komunës së Prishtinës, një numër edhe më i madh i nivelit qendror. Ju kemi shkruar kryeministrit edhe ministres Rozeta Hajdari që ta marrim atë tokë në funksion të zonës ekonomike dhe jemi në bisedime të vazhdueshme që ta transformojmë atë zonë në zonë ekonomike për të mirën e Prishtinës, për të mirën e Kosovës”, tha kryetari Rama.

Berat Mustafa nga klubi i prodhuesve thotë se çdo ditë që vonohet puna në krijimin e kësaj zone është humbje për prodhuesit dhe qytetin e tërë vendin. “Duke e parë rritjen dhe zhvillimin dhe kërkesat në rritje për eksport për prodhuesit vendor, për çdo ditë që humbim, humb edhe prodhuesi edhe shteti jonë i Kosovës”, tha Mustafa.

RTK ka dërguar kërkesë në Ministrinë e Industrisë për intervistë që të marrë një qëndrim për rolin e kësaj ministrie në këtë çështje, por ata nuk kanë kthyer përgjigje

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments