Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaSveçla bisedoi me komisioneren europiane, ripërsëriti kërkesën për vizat

Sveçla bisedoi me komisioneren europiane, ripërsëriti kërkesën për vizat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zhvilluar sot një takim  virtual me Komisioneren Evropiane për Punë të Brendshme, Ylva Johansson.

Siç njofton MPB, ministri e njoftoi Johansson për arritjet e Ministrisë që ai udhëheq dhe të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe në rajon.

Sveçla njoftohet se ripërsëriti kërkesën për liberalizim të vizave për kosovarët.

“Ministri Sveçla si në takimin e fundit që ka pasur me znj. Johansson në Slloveni, ka ritheksuar  nevojën imediate të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që të kenë të drejtën e lëvizjes së lirë kudo në shtetet evropiane”, njofton MPB.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments