Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaDënimi i Gucatit dhe Haradinajt, deklarohet Ramush Haradinaj

Dënimi i Gucatit dhe Haradinajt, deklarohet Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Gjykata Speciale dënoi me nga 4 vjet e gjysmë Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn. Gjykata ata i shpalli fajtorë për pengim të administrimit të drejtësisë.

“Është e ditur se të dhënat sensitive të një organi gjyqësor ose hetues janë të mbrojtura me ligj  dhe askush jo i autorizuar s’mund t’i ekspozojë. Atëherë unë  u kam bërë vërejtje, u kam bërë kritikë por unë mendoj se edhe Nasimi edhe Hysniu në atë kohë nuk i kanë menduar të gjitha këto aspekte, por të bindur se po tregojnë një gjendje kanë vepruar ashtu”, tha Haradinaj në emisionin Pressing në T7.

“Po vazhdon ajo golgota mbi UÇK’në, mbi Kosovën. Po vazhdojnë këto pasoja mbi çlirimtarët”, thotë Haradinaj.

“Nasimi si fëmijë ka qenë i burgosur politik, pjesëmarrës i luftës. E gjithë familja në burg, baba në burg, motrat, nana. Si familje janë ndër breza atdhetar të dëshmuar”, tha Haradinaj.

“Duhet të luftojmë për epilogun e drejtësisë. Në sallë të gjykatës duhet dëshmuar e vërteta”, theksoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments