Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaMësimdhënësja që nuk e bojkotoi mësimin: Më shumë se gjysma e tyre...

Mësimdhënësja që nuk e bojkotoi mësimin: Më shumë se gjysma e tyre nuk e dinë pse dolën në protestë

Një mësimdhënëse në shkollen fillore ‘Dardania’ në Prishtinë, Elena Stublla ka refuzuar të marrë pjesë në protestën e sotme të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë e Kulturë (SBASHK).

Ajo madje nuk e bojkotoi mësimin, por tha se historikisht protestat e SBASHK’ut kanë qenë të organizuara politikisht,

“Historikisht, protestat dhe grevat janë politikisht të organizuara dhe gjithmonë në dëm të mësimdhënësve. Asnjëherë nuk i ka mbrojtur mësimdhënësit. Kujtojmë që në kohën kur ishte kryeministër Ramush Haradinaj, Rrahman Jasharaj bëri një marrëveshje ku u injoruan mësuesit dhe përfituan arsimtarët. Nuk mund ta përkrah dikë kur turmën e udhëheqin injorantët e asaj kohe”, tha Stublla në KTV.

Tutje ajo tha se gjysma e protestuesve nuk e dinë se për cka kanë dalë në protestë.

“Më shumë se gjysma e protestuesve nuk e dinë për çka kanë dalë në protestë. Është legjitime të protestosh, por jo të përdorësh si vegël për çështje politike. Jam e vetëdijshme që nuk mund t’ia dalë një mësimdhënës me pagat që ka. Por kërkesat nuk janë të strukturuara mirë. Nëse do të ishte dikush tjetër në krye të SBASHK-ut, protesta do të ishte edhe më masive. Nuk duhet të lejojmë që injorantët dhe analfabetët të merren me problemet tona”, ka thënë Stublla.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments