Avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ben Emerson, ka deklaruar sot shkarazi se Nazim Bllaca ka vdekur. Ai, gjatë gjatë seancës së sotme në Tribunalin Special, ka thënë se Prokurori po mbështetët te dëshmitari Nazim Bllaca, i cili “ka vdekur“.
Mirëpo, burime të mirinformuara,kanë konfirmuar se kjo deklaratë e Emerson, ishte vetëm një shkarje e tij, pasi që ai nuk e kishte fjalën për dëshmitarin Nazim Bllaca.
“Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, që është Nazim Bllaca, që ka vdekur. Ka informacione që në vitin 2019 që ishte një aset serb, i paguar nga Serbia”, ka thënë Emmerson gjatë seancës.
Nazim Bllaca ishte vetëdeklaruar si pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK). Ai ishte bërë veçanërisht i njohur në vitin 2009, kur publikisht, para mediave, kishte deklaruar se kishte kryer vrasje për llogari të kësaj organizate. Ky deklarim i tij kishte bërë jehonë të madhe asokohe dhe menjëherë ishte marrë nën mbrojtjen e EULEX-it, si dëshmitar i mbrojtur.