Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaHovenier: E dimë se kufiri i Kosovës është në veri të vendit

Hovenier: E dimë se kufiri i Kosovës është në veri të vendit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka bërë të ditur se është takuar me liderët e Listës Serbe dhe kryetarët e katër komunave që vijnë nga kjo parti.

Ai tha se nga takimi me ta nuk kishte asnjë surprizë, pasi ata, sipas tij, ndanë shqetësimet që i kanë shprehur publikisht, teksa bëri të ditur se vet ambasadori ndau përkushtimin e ShBA-së për disa parime, duke përfshirë këtu pavarësinë e Kosovës qysh nga 2008-ta.

“Njëra është duke e bërë të qartë se SHBA-të e kanë pikëpamjen shumë të qartë dhe që nga viti 2008 se Kosova është shtet sovran, i pavarur, demokratik…dhe SHBA-ja është e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, është shprehur Hovenier për Kossev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments