Kjo pasi aplikimi i vendit tonë, nuk do të jetë në agjendën e diskutimit në takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, që do të bahet të premten në Torino të Italisë.
Këtë gjë për tëvë1 e ka konfirmuar zyrtarët për informim të Këshillit të Evropës.
I pyetur nëse në takimin e datës 20 maj do të diskutohet për aplikimin e Kosovës, zëdhënësi i Këshillit, Holtgen Daniel, është përgjigjur vetëm me pesë fjalë “Nuk është në rend dite”.
Konfirmim të ngjashëm ka dhënë edhe një zyrtar tjetër i kësaj organizate, Vojnovic Dusan.
“Ende nuk është caktuar një datë për diskutimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim”, tha ai.
Mirëpo, që nga 12 maji, kur Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjasat shiheshin të mëdha që aplikimi ynë të diskutohej në takimin e së premtes.
E këtë zvarritje për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë ndërkombëtare, politologu Dritëro Arifi, po e konsideron si fitore të vendeve jodemokratike.
Tani në këto rrethana gjasat për një anëtarësim të shpejtë të Kosovës në Këshillin e Evropës janë zbehur, ndonëse në vazhdimësi kemi pasur deklarata të shteteve të fuqishme që do ta përkrahin vendin tonë për anëtarësim në këtë organizatë.