Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaPas Rektoratit, kërcënim për bombë me e -mail edhe në shkollën “Xhevdet...

Pas Rektoratit, kërcënim për bombë me e -mail edhe në shkollën “Xhevdet Doda”, pamje

Një kërcënim për mjet shpërthyes është bërë sot edhe në Shkollën “Xhedet Doda” në Prishtinë. Një kërcënim i tillë ka shkuar dje edhe në adresë të Rektoratit të Prishtinës, por që Policia s’ka gjetur gjë.

Drejtuesit e kësaj shkolle e kanë marrë kërcënimin përmes postës elektronike.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00 është pranuar  informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë.

Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që  janë angazhuar edhe njësitet përkatëse për trajtimin/ verifikimin e informatës”, ka thënë Ahmeti për Express.

Express ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, prej ku policia ka bërë evaukimin e qytetarëve.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments