Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka reaguar në profilin e saj zyrtar pasi në media është publikuar një video, në të cilën shihet tashmë ministri Shëndetësisë, Arben Vitia, në një tubim të mbyllur të organizuar para 3 jave.
Ky reagim i Kuçit ka ardhur si pasojë e masave që vetë Vitia ka vendosur për parandalimin e përhapjes së virusit Sars-COV-2.
Ajo thotë se të gjitha masat janë marrë nga dikush që në pikun e pandemisë ka mbajtur tubime nëpër banesa për 15 vjetorin e themelimit të VV-së.
“Dje i larguan studentet nga konviktet ne kohen e provimeve.
Punetoret i larguan serish nga puna.
Grate i mbyllen ne shtepi.Te gjitha keto nga dikush qe ne pikun e pandemise mbante tubime per 15 vjetorin e LVV.
Te gjitha keto nga dikush qe mbyllet ne banesa e ben festa me sharkia dy jave me heret. Cmenduri!”, ka shkruar Kuçi.