Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, nesër do të vijë në Kosovë për vizitë zyrtare.
Ai do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nga ora 12:25, siç ka njoftuar kabineti i kryeparlamentarit.
Gjukanoviq po vjen në Kosova me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, e cila do ta presë atë me nderimet më të larta shtetërore.
Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
“Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu zhvillon takim me Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović, si dhe në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Đukanović mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftimin e Presidencës.