Ish kandidati për kreun e PS në Durrës, Ardit Kërtusha ka deklaruar se plagosja e tij gjatë ditës së sotme ka ndodhur për motive politike.
Ndërkohë, uniformat blu në njoftimin zyrtar njoftojnë se plagosja me 3 plumba e 31-vjeçaritka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit pa përcaktuar më tej detaje, por nuk e përjashtojnë faktin se mund të ketë ndodhur për motive politike.
Kërtusha ka qenë një personazh edhe mediatik, pasi në disa raste ka denoncuar kapjen e kupolës drejtuese të PS-së së Durrësit nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.
Kërtusha mësohet se në zgjedhjet e 25 Prillit kishte ndryshuar kah politik, duke dalë në krah të partisë Demokratike