Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaMes kërcënimeve të Putinit, Suedia konfirmon se do anëtarësim në NATO

Mes kërcënimeve të Putinit, Suedia konfirmon se do anëtarësim në NATO

Moska u ka thënë shteteve nordike se do të kenë pasoja të mëdha, derisa ato po konfirmojnë synimet për t’iu bashkuar NATO-s. Aleanca, nga ana tjetër, po i pret duarhapur Suedinë dhe Finlandën.

Qeveria suedeze e ka konfirmuar se ka synim që të aplikojë për anëtarësim në NATO, duke iu bashkëngjitur vendimit dramatik të Finlandës, shkruan The Guardian

“Ka një shumicë të madhe në parlamentin suedez, që do që Suedia t’i bashkohet NATO-s”, ka thënë sot kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson.

Ajo beson se kjo është gjëja më e mirë për sigurinë e Suedisë.

“Ne do ta informojmë NATO-n se duam të bëhemi pjesë e aleancës”, ka thënë tutje kryeministrja. Andersson beson edhe se edhe populli i saj është pro anëtarësimit në NATO.

Qeveria e Finlandës në dielën e konfirmoi qëllimin e saj për t’iu bashkuar NATO-s. Socialdremokratët e Suedisë nga partia e kryeministres së Suedisë u pajtuan që të heqin dorë nga kundërshtimi i gjatë i bashkimit të shtetit të tyre me Aleancësn. Kësisoj, u hap rruga që bashkë më Finlandën të dorëzojnë aplikimin brenda ditësh.

Vendimi i dy qeverive, të cilat kanë qenë neutrale ndaj NATO-s, që nga përfundimi i luftës së Dytë Botërore, ka marrë reagimin e parë nga Rusia, e cila e sheh anëtarësimin e të dy shteteve si “gabim serioz”, që do të kishte pasoja të mëdha.

Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë, që nisi më 24 shkurt, ka çuar në ndryshim drastik të opionit në shtetet skandinave rreth NATO-s. Popujt skandinavë kanë nisur të përkrahin anëtarësimin e shteteve të tyre në Aleancën Veriatlantike, vetëm pas luftës në Ukrainë.

Suedia dhe Finlanda ndajnë një pjesë të kufirit të tyre me Rusinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments