Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKurti vazhdon qëndrimin në SHBA, tregon takimin e radhës që realizoi në...

Kurti vazhdon qëndrimin në SHBA, tregon takimin e radhës që realizoi në Illinois

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Illinois të Amerikës.

Me këtë rast, Kurti ka zhvilluar një takim me themeluesin dhe drejtorin ekzekutiv Adam Zeck, dhe drejtoren e Shitjeve, Marketingut dhe Operacioneve, Jeta Zagragja, e kompanisë UCX.

“Kjo kompani, që nga maji i vitit të kaluar, ka filialin e saj edhe në Kosovë. UCX është kompani lidere në SaaS (Softëare as a service) që u ofron shërbime mbi 2500 bizneseve të ndryshme që të zgjerojnë kapacitetet e tyre të shitblerjes online (E-Commerce).”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje është theksuar se UCX paraqet mundësi të mirë të promovojë potencialin e Kosovës në industri dhe teknologji.

“Ajo është një nga kompanitë e para teknologjike që ka bërë investim serioz në Kosovë, duke u besuar operacione kryesore të kompanisë profesionistëve të rinj të vendit tonë. Me përvojën e deritanishme dhe të drejtpërdrejtë me sektorin e Teknologjisë së Informacionit në Kosovë, UCX paraqet mundësi të mirë të promovojë potencialin e vendit tonë në industrinë e teknologjisë dhe inovacionit.”

Kryeministri Kurti, gjatë bisedës tha se qeveria e tij e mbështet zhvillimin dhe rritjen e potencialit dhe kapaciteteve të TI. Ai i falënderoi drejtuesit e saj për mikpritjen dhe investimet e tyre në Kosovë, si dhe i ftoi ata që gjithmonë ta kenë në konsideratë Kosovën në planet e tyre të zgjerimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments