Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaDepartamenti amerikan i Shtetit: Kosova vend sovran, me të drejtë përcakton prioritetet...

Departamenti amerikan i Shtetit: Kosova vend sovran, me të drejtë përcakton prioritetet për politikë të jashtme

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka thënë se Kosova dhe Serbia janë vende sovrane dhe përcaktojnë me të drejtë politikat e tyre të jashtme. Komentet e tyre vijnë në vazhdën e deklarimeve nga liderët serbë kinse Kosova ka shkelur Marrëveshjen e Washingtonit, gjegjësisht pikën e moratoriumit.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se angazhimet e Uashingtonit mbeten të dobishme dhe ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të fokusohen në dialogun e udhëhequr nga BE”, thuhet në një përgjigje të DASH-it për Zërin e Amerikës në edicionin serb.

“Megjithatë, Kosova dhe Serbia janë vende sovrane dhe me të drejtë përcaktojnë prioritetet e politikës së jashtme. Vendimi për anëtarësim në këto programe dhe organizata kërkon pëlqimin dhe miratimin e institucioneve dhe shteteve anëtare të tyre”, thuhet më tej në përgjigjen e Departamentit të Shtetit.

Moratoriumi për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe fushata diplomatike serbe për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës skadoi më 4 shtator të vitit të kaluar, por në atë kohë administrata e Biden inkurajoi të dyja palët që të vazhdojnë ta zbatojnë atë.

Gjatë kësaj jave, Departamenti i Shtetit tha se moratoriumi “ishte krijuar për të zgjeruar hapësirën për bisedime dhe kompromis midis Kosovës dhe Serbisë, që ne besojmë se është në interesin strategjik të të dy vendeve”, pa kërkuar respektimin e saj.

Më 12 maj, Kosova ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments