Drejtori i Institutit “EPIK”, thotë që sa më parë që mbyllen të gjitha çështjet me Serbinë aq më mirë është për vendin.
Flamuri shqipëtar në Gllogjan nuk ndalej së valvulari.
E varret e dëshmorëve që dhanë jetën për liri në këtë vend janë të shumta.
Megjithatë varrin e Agim Selmanajt këtë të shtunë e vizitoi kreu i AAK Ramush Haradinaj.
Haradinaj përmendi disa nga virtytet që kishte Selmanaj.
Megjithatë në këtë vizitë Haradinaj nuk hezitoi të flasë edhe për dialogun.
Ai tha se AAK është e hapur të shkojë në bisedime me Kurtin në lidhje me bisedimet me Serbinë.
E se çështja e dialogut me Serbinë duhet të jetë prioriteti i parë i Qeverisë Kurti, tha edhe drejtori i Institutit “EPIK”, Demush Shasha
Shasha thotë sa më parë që mbyllen të gjitha çështjet me Serbinë aq më mirë është për vendin.
Shasha gjithashtu shtoi se respektimi i marrëveshjeve që janë negociuar deri më tani nuk mund të rishikohen pasi ato duhet vetëm të zbatohen.
Ndryshe, dialogu me Serbinë pritet të vazhdojë në muajin qershor.