Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaLutfi Haziri për mbrojtjen e Berishajt nga Kurti e Osmani: Është përqafim...

Lutfi Haziri për mbrojtjen e Berishajt nga Kurti e Osmani: Është përqafim i mafisë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dhe mbrojtjen që i kanë dhënë përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Haziri ka thënë se Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë mbrojtur veten kur kanë mbrojtur edhe Berishajn.

Haziri në emisionin Pressing në T7 e ka quajtur këtë “përqafim të mafisë”

“Së pari e kanë mbrojtur veten. Ambasadorin Martin e kanë mbrojtur qytetarët që e njohin. Ky më shumë ka qenë përqafim. Përqafim i mafisë. Sepse ky skandal do të zbardhet. Do të hetohet nga Kroacia e pastaj nga Sllovenia e edhe Mali i Zi”, tha ai.

Tutje ai shtoi se Berishaj do të jetë “viktimë politike”

“Martin Berishaj do të jetë viktimë politikë në fund”, ka thënë ai.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments