Për këtë shkak ekspertët vlerësojnë nevojën e ndryshimeve të tjera ligjore.

Në varësi të pasojave të sjella nga aksidentet rrugore, Kodi Penal shqiptar parashikon dënime për shoferët përgjegjës, që fillojnë nga gjoba për rastet kur shkaktohet plagosje e lehtë e disa personave, deri në 20 vite burg, kur shkaktohet vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave.