Është e hëna e pestë që institucionet në vend i gjen me dyer të mbyllura. Këtë radhë, shkak është 9 maji e njohur si “Dita e Europës”.
Ani pse Kosova njihet si vendi më i izoluar në Europë, është i vetmi që kremton këtë ditë me aktivitete jo të pakta.
Madje, si pasojë u mbyllën edhe rruga “Xhorxh Bush” e “Garibaldi” në kryeqytet të cilat u shndërruan në krosi për këmbësoret dhe çiklistët.
E prijës i aktivitetit kryesor që u mbajt në Prishtinë ishte kryetari Përparim Rama bashkë me shefin e zyrës së BE’së në Kosovë.
Nga këtu ambasadori dha një mesazh.
Kurse, Rama tha pse Kosova nuk është pjesë e Bashkimit, qytetarët tanë janë me ata.
E këtyre aktiviteteve iu gëzuan një kategori e qytetarëve.
Por këtë ditë, përveç festës pati edhe protestë.
Kjo ndodhi pikërisht para zyrës së Bashkimit Europian, ku të hënën u vazhdua puna e rregullt.
Pakënaqësi të mëdha po shprehin edhe qytetarët.
Kundërshtime për pushimin këtë të hënë ka edhe profesori universitar, Mazllum Baraliu.
Ai madje po rendit arsyet.
Përveç Kosovës, shteti i vetëm që kremton ditën e Europës është Luksenburgu.