Thursday, November 28, 2024
HomeBotaKështu e mbylli fjalimin Putin

Kështu e mbylli fjalimin Putin

Në një fjalim me rastin e Ditës së Fitores së Rusisë, presidenti Vladimir Putin ka përshëndetur “triumfin” e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste, sipas skynews.

Ai tha se Rusia duhet të sigurojë se “tmerri i një lufte globale mos të përsëritet më kurrë”. Putin gjithashtu iu referua vendeve të NATO-s, duke thënë se Rusia ishte përpjekur “më kot” të bënte kompromis për çështjet e sigurisë.

“Vendet e NATO-s nuk donin të na dëgjonin, kjo do të thotë se në realitet ata kishin plane krejt të ndryshme,” theksoi ai.

Ai e akuzoi NATO-n, se po përgatitej për një operacion në rajonin Donbas të Ukrainës dhe të Krimesë, duke theksuar kërcënimin në kufijtë e Rusiësë. Lufta kundër Ukrainës ishte një “goditje parandaluese kundër agresorit”, tha ai.

Ai e mbylli fjalimin me fjalët: “Lavdi forcave tona të armatosura, për Rusinë, për fitoren!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments