Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeHaxhi Avdyli i çon në “ajër” Osmanin, Kurtin e Gërvallën, thotë se...

Haxhi Avdyli i çon në “ajër” Osmanin, Kurtin e Gërvallën, thotë se shumica janë krenar me ta!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka vetëm lëvdata për presideten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurtin e ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

Siç thotë Avdyli, shumica dominuese e qytetarëve të Kosovës po ndihen krenar për sukseset e Osmanit, Kurtit e Gërvallës.

 “Eksiton edhe një pakice e qytetarëve, ish- pushtetarë apo shërbëtorë të tyre , që sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare u dhembin shumë sepse e dinë që këto suksese do të thotë që ata shumë gjatë do mbesin në opozitë apo në shërbim të opozitës…”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Pas dhjetëra takimesh javën e kaluar me kongresmenë e senatorë e zyrtarë tjerë Amerikan, për herë të parë Kosova me Presidenten Osmani me vizitën e saj në Amerikën latine, po lobon e po na përfaqëson me dinjitet duke bërë takime të nivelit më të lartë atje.

Te shtetet latine Kosova shumë pak ishte prezente në të kaluarën dhe këto takime do shkojnë direkt në favor të njohjes e forcimit të subjektivitetin shtetëror të Kosovës.

Presidente Vjosa Osmani, kudo që po  prezenton po pasqyron fytyrën më të mirë të demokracisë vibrante të shtetit më të ri në Evropë.

Shumica dominuese e qytetarëve të Kosovës e mirëpresin e ndjehen krenar me këtë përfaqësim shtetëror të Presidentes Osmani, por edhe  Kryeministrit Kurti e Ministres Gervalla në  shumë shtete njohëse e mosnjohëse.

Eksiton edhe një pakice e qytetarëve, ish- pushtetarë apo shërbëtorë të tyre , që sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare u dhembin shumë sepse e dinë që këto suksese do të thotë që ata shumë gjatë do mbesin në opozitë apo në shërbim të opozitës…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments