Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaDeputetja e AAK-së: Anulimi i konkursit në KEK është meritë e mediave

Deputetja e AAK-së: Anulimi i konkursit në KEK është meritë e mediave

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas anulimit të konkursit nga Korporata Energjetike e Kosovës, ku dyshohej për punësime familjare të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kadriaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se anulimi i këtij konkursi është meritë e mediave, duke shtuar se opozita duhet të jetë mbikëqyrëse e punës së qeverisë, por edhe aleat i mediave kritikuese.

“Anulimi i konkursit në KEK, lirisht mund të themi se është meritë eksplicite e mediave poashtu edhe e opinionit kritikues i të birit të dëshmorit, të cilit i’u mohua e drejta e barabartë për punësim. Opozita duhet të jetë aleat me mediat kritikuese dhe mbikqyrëse e punës dhe transparencës së Qeverisë”, ka thënë Kadriaj.

Kujtojmë se javën që po lëmë pas, Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komision Hetimor Parlamentar për çështjen e energjisë e cila ishte kërkesë e opozitës për disa muaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments