Kështu ka deklaruar këtë të shtunë zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, i cili ka marrë pjesë në “Konferencën Ndërkombëtare Arabo-Evropiane: Ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës”.

Tutje, bëhet e ditur se Ahmeti është shprehur i lumtur për organizimin e kësaj konference dhe është zotuar se MPJD-ja do të përkrahë dhe ndihmojë secilin projekt apo bashkëpunim që krijohet mes shteteve arabe dhe Kosovës në fushat që synon të arrijë bashkëpunime kjo konferencë.

“Kam kuptuar edhe nga përbërja e delegacionit të Unionit Arab se ka jashtëzakonisht shumë mundësi të lidhjes së kontakteve afatgjate dhe të cilat mund të jenë produktive në të ardhmen e vendit tonë dhe Unionit Arab. Zotohem se nga Ministria jonë do ta keni ndihmën dhe mbështetjen e plotë”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që në fushën e mjedisit të vendosë mekanizma të qartë, duke e trajtuar me prioritet çështjen e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Drejtori i Akademisë Diplomatike, Beqir Ismaili, ka thënë se ndryshimi i klimës është tashmë një realitet i pamohueshëm dhe se faktor për këtë ndryshim është edhe zhvillimi i teknologjisë.

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i Unionit Arab për Zhvillim dhe Mjedis, Ashraf Abdel Aziz, ka thënë se ndryshimet klimatike janë të rëndësishme për të gjitha shtetet dhe duhen trajtuar me prioritet.