Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKonjufca pret sot në takim dy delegacione, këto janë ngjarjet tjera që...

Konjufca pret sot në takim dy delegacione, këto janë ngjarjet tjera që zhvillohen sot

Ngjarjet e ditës: 6 maj 2022

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës. (Kabineti i kryetarit)

10:00 – Grupi i Grave Deputete (GGD) mban tryezë me temën “Zbatueshmëria e legjislacionit dhe sfidat për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506)

10:00 – Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban diskutim me ndërmarrjen “TrePharm” lidhur me mundësinë e investimeve të huaja, në fushën farmaceutike. (Kuvendi i Kosovës, N10)

10:00 – Promovohet libri “Betejat e humbura të Tiranës”, i autorit Bamir Topi. (Rektorati i Universitetit “Isa Boletini”, Mitrovicë)

10:00-16:00 – Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehët mrena mureve”. (Sahat Kulla, Malishevë)

11:00 – Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion arab. (Kabineti i kryetarit)

12:00 – Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, mban konferencën e rregullt për medie. (Objekti i MAShTI-t)

13:00 – Shkolla e Mesmje e Mjekësisë “Dr.Ali Sokoli” organizon ditën e shkollës. (Hapësirat e shkollës)

14:00 – Biblioteka e qytetit të Prishtinës “Hivzi Sulejmani”, në bashkëpunim me organizatën “ETEA” organizojnë promovimin e librit “Autoritarizmi dhe poltronizmi si rrënues të demokracisë” të autorit prof. dr. Belul Beqaj. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Dardani)

17:00- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, mban konferencë për medie. (Ndërtesa e vjetër e Komunës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments