Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-gazetari, Valdet Berisha.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, përmes një postimi në Facebook.
“Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e ish-veteranit të UÇK-së e ish-gazetarit, Valdet Berishës.
Valdeti, përveç që njihej si një nga organizatorët e moderatorët e ngjarjeve kulturore e manifestimeve në Komunën e Klinës, ai ishte edhe veprimtar i çështjes kombëtare e dikur edhe punonjës në administratën e Komunës së Klinës”, shkroi Elezaj në Facebook.
Ai u shprehi ngushëllime familjes e miqëve për humbjen e më të dashurit të tyre.
“I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, ish bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur”.