Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj: VV dhe Kurti të tregojnë ku kanë shkuar paratë e ndara...

Haradinaj: VV dhe Kurti të tregojnë ku kanë shkuar paratë e ndara për energji

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se kundërshtimi i VV-së për formimin e komisionit hetimor për shpenzimet në energji, është fakt se pushteti po frikësohet nga këto hetime.

Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit tha se janë ndarë shuma të mëdha për blerjen dhe subvencionimin e energjisë, ndërkaq Kuvendi i Kosovës nuk ka marrë asnjë llogari se si janë shpenzuar ato para

“VV dhe kryeministri Kurti kanë pasur gjithmonë politikë armiqësore ndaj investimeve në energji, si për projektin Kosova e Re e së fundi edhe për projektin amerikan të gazsjellësit. Kundërshtimi i VV-së për formimin e komisionit hetimor për shpenzimet në energji, është fakt se pushteti po frikësohet nga këto hetime”
“Është fakt se janë ndarë shuma të mëdha për blerjen dhe subvencionimin e energjisë, ndërkaq Kuvendi i Kosovës nuk ka marrë asnjë llogari se si janë shpenzuar ato para”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se pushteti nuk mund të fshehet me kundër-komision dhe as t’i ikën llogaridhënies.
“Së fundi kemi aferën e një ambasadori të Republikës së Kosovës, të përfshirë në transaksione me kompanitë që bëjnë tregti me energji dhe ku shihet se nuk ka deklaruar kompaninë në AKK”
“Duke kundërshtuar hetimet për shpenzimet në energji, pozita vetëm sa po ia rëndon vetes fajësinë. Nuk mund të fshehen me kundër komision, dhe nuk mund t’i ikin llogaridhënies për atë se c’farë ka ndodhur!”, përfundoi Haradinaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments