Sunday, November 24, 2024
HomeBotaSi arriti inteligjenca amerikane të ndihmojë Ukrainën në vrasjen e gjeneralëve rusë

Si arriti inteligjenca amerikane të ndihmojë Ukrainën në vrasjen e gjeneralëve rusë

Sipas një raporti të marrë nga New York Times, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar Ukrainën me informacione për vrasjen e gjeneralëve rusë.

New York Times ka cituar burime të inteligjencës amerikane duke konfirmuar se SHBA ka ndarë informacione për ushtrinë ukrainase për vendndodhjen e gjeneralëve rusë.

Pas informacionave të dhëna, ushtria ukrainase ishte në gjendje të sulmonin postet e komandës me artileri. Ushtria ukrainase pretendon se ka vrarë 12 gjeneralë rusë përmes sulmeve të armatosura që nga fillimi i luftës së agresionit të Rusisë në shkurt, shkruan Indeksonline.

SHBA u dha ukrainasve informacione për lëvizjet e shtabeve ruse dhe ushtria ukrainase e plotësoi këtë me rezultate konkrete.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby në përgjithësi konfirmoi se Shtetet e Bashkuara po i jepnin Ukrainës informacionin “që ajo duhet të mbrohet”. Megjithatë, askush nuk komenton detajet.

Moska nuk ka komentuar mbi humbjen e pretenduar të gjeneralëve . Vdekja e këtyre oficerëve të lartë konsiderohet e pazakontë. Sidoqoftë, me vështirësitë e përparimit rus në javët e para të luftës, shumë gjeneralë duhej të shkonin vetë në front dhe në këtë mënyrë u ekspozuan ndaj rrezikut të goditjes

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments