Miratimi i vaksinës Sputnik në Shqipëri ka bërë jehonë në mediat ruse. “Shqipëria ka miratuar përdorimin e Sputnik V, tha të Premten Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), duke shtuar se vendi i Ballkanit tashmë ka marrë dërgesën e parë.
“Fondi Rus i Investimeve Direkte, njofton miratimin e vaksinës Ruse Sputnik V kundër koronavirusit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë. Dërgesa e parë e vaksinës tashmë ka mbërritur në Shqipëri,” tha RDIF në një deklaratë
Në shkurt, revista mjekësore e vlerësuar nga kolegët The Lancet publikoi një analizë të përkohshme nga provat e Fazës III të vaksinës ruse, duke treguar efikasitetin e saj prej 91.6 përqind kundër COVID-19 simptomatike. Vaksina është aprovuar tashmë në 64 vende, me një popullsi totale prej rreth 3 miliardë’, kanë shkruar mediat ruse.
Kujtojmë se në total bëhen 35 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V që po përdoren në vendin tonë, bashkë me ato që kanë mbërritur këtë të premte në Shqipëri.
Kjo sasi është administruar nga Instituti i Shëndetit Publik për t’u shpërndarë më tej në qendrat e vaksinimit për t’iu injektuar grupeve të riskut.