Monday, November 25, 2024
HomeBotaStuhia e breshërit befason Cyrihun

Stuhia e breshërit befason Cyrihun

Një stuhi e fortë breshëri është parë në Cyrih pasditen e së mërkurës. Kalimtarët ishin të befasuar dhe trafiku është detyruar të ndërpritet disa herë. Breshëri me kokrra të vogla përfshiu Oerlikon të Cyrihut aq shumë sa që brenda pak minutash rrugët u zbardhën plotësisht.

Siç shkruan “20 Minuten” duke ju referuar një bashkëpunëtoreje të saj vullnetare nga terreni, pamja me breshër ishte impresive: “Nuk kam parë kurrë kaq shumë akull”, thotë ajo. Ajo ka dymbëdhjetë vite që jeton në Zvicër dhe ky spektakël ishte unik për të, transmeton albinfo.ch. Makinat u detyruan të ndalonin, nuk mund të vazhdonin lëvizjen nëpër një breshër kaq të madh”, thotë ajo.

Breshëri ka rënë edhe mbi Zürichberg, siç tregohet në fotot e një bashkëpunëtoreje tjetër, transmeton albinfo.ch. “Këtu breshëri ka vazhduar pesë deri në dhjetë minuta më së shumti,” thotë ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments