Rama tha se Shqipëria do të japë një kontribut modest për Ukrainën. Ai përsëriti dhe një herë mbështetjen e Ukrainës në luftën kundër Rusisë. Rama përmendi gjenocidin e Serbisë në Kosovë, në vitet 98-99.
“Ky parlament ka nderin të mblidhet dhe tu dëgjojë ju. Nuk shquhet në shpirtin e dakordësisë mes palëve, janë shumë të rralla palët kur kanë rëndë dakord, dhe mbështetja e Ukrainës ndaj pushtuesve ruse janë një nga të paktat rastet kur kemi rëndë dakord të gjithë bashkë. I gjithë kombi ynë përfshirë edhe shtetin shqiptar Kosovës ju kemi mbështetur. Mundësitë tona për tu ardhur në ndihmë janë krejt modeste, por ne kemi besuar se vendi ynë nuk mund të bëjë asnjë diferencë në këtë luftë. Më 5 maj Shqipëria do jetë e pranishme në konferencën e ambasadorëve.’- tha Rama.