Lidhur me këtë ftesë të Scholz për dy liderët nga Ballkani Perëndimor, ka folur ish-emisari i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch.
Petritsch ka thënë se me këtë takim, Scholz do të synojë të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes kyçe të pazgjidhur në Ballkanin Perëndimor, e që është problemi mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai thotë se Berlini zyrtar synon parandalimin e hapjes së fronteve të reja nga lufta që Rusia ka nisur në Ukrainë, shkruan Tanjug.
Të mërkurën në Berlin me ftesë të Scholz do të qëndrojë edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i cili pas takimit që do të ketë me kancelarin gjerman, në mbrëmje do të ketë një takim informal me Kurtin dhe Vuçiqin.
Nga BE kanë thënë se ky takim i Lajçak synon nxitjen e progresit në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.