Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaZyrtarja e PDK’së me kritika: Albin Kurti sa ishte i burgosur në...

Zyrtarja e PDK’së me kritika: Albin Kurti sa ishte i burgosur në Beograd, Hashim Thaçi kërkonte lirimin e tij

Hanife Osmani, anëtarja e kryesisë së PDK’së në Mitrovicë, ka bërë një reagim pas njoftimit nga ish-kandidati për deputet Hisen Berisha se presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka thënë se do ofrojë garancë për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK’së që po mbrohen në Hagë.

Teksa ka përmendur se si presidenti Rugova ofronte garantim për lirimin me kusht të kreut të AAK’së Ramush Haradinaj, si dhe garancën e ish u.d. presidentit Nexhat Dacin për lirimin me kusht të Fatmir Limajt, ajo ka kërkuar nga institucionet shtetërore të bëjnë të njëjtën gjë edhe me Thaçin dhe të tjerët.

“Ibrahim Rugova garantoi për lirimin me kusht të #RamushHaradinajt, në vazhdimësi të kësaj Nexhat Daci garantoi për lirimin me kusht të #FatmirLimajt, ndërsa sot në shtetin e coptuar dikur e të formuar sot me të gjitha pjesëzat e bukura e të thyera të saj si e pavarur e me akter politikë, i huaji të del zot e i yti ti v’non prangat”, thuhet në postimin e saj.

Tutje, ajo ka thënë se gjatë kohës sa kryeministri aktual, Albin Kurti, po qëndronte në burgjet e Beogradit, Thaçi kishte kërkuar lirimin e tij.

Postimi i plotë:

Ibrahim Rugova garantoi për lirimin me kusht të #RamushHaradinajt, në vazhdimësi të kësaj Nexhat Daci garantoi për lirimin me kusht të #FatmirLimajt, ndërsa sot në shtetin e coptuar dikur e të formuar sot me të gjitha pjesëzat e bukura e të thyera të saj si e pavarur e me akter politikë, i huaji të del zot e i yti ti v’non prangat.

Presidenti Kroat #ZoranMilanoviq ofroi garancën për gjykim në liri të çlirimtarëve të Kosovës.

Vlenë për tu përmendur, kur Albin Kurti ishte i burgosur në Beograd, Hashim Thaçi kishte kërkuar dhe lobuar për lirimin e tij.

Përtej politikave të brendshme, e urrejtjeve fundamentale partiake, është e ultë e jashtë çdo instrumenti matës papërgjegjësia e krerëve tanë institucional, operimi egotik, çasja përjashtuese, e motivi përçarës.

Politikanët e mëdhenj i definojn vendimet e mëdha, të vegjëlit i përcakton egoja e pushteti autoritar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments