Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se Procesi i vendosjes së bizneseve në Zonën Ekonomike në Lumadh është vlerësuar si plotësisht në përputhje me ligjin nga dy ministritë e linjës, MAPL dhe MINT.
Sipas tij tanimë Komuna tani do të procedojë me nënshkrim të kontratave me subjektet fituese në përputhje me ligjin.
Me këtë rast Tahiri ka uruar të gjithë vushtrriasit.
Ky është postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,
Procesi i vendosjes së bizneseve në Zonën Ekonomike në Lumadh është vlerësuar si plotësisht në përputhje me ligjin nga dy ministritë e linjës, MAPL dhe MINT.
Komuna tani do të procedojë me nënshkrim të kontratave me subjektet fituese në përputhje me ligjin.