Saturday, November 23, 2024
HomeBotaGjermania, Franca e Spanja synojnë aeroplan të njëjtë luftarak me projekt 100-miliardësh

Gjermania, Franca e Spanja synojnë aeroplan të njëjtë luftarak me projekt 100-miliardësh

Gjermania, Franca dhe Spanja po planifikojnë që të zhvillojnë një projekt prej 100 miliardë eurosh për zhvillimin e një modeli të përbashkët të aeroplanëve luftarakë. Megjithatë, projektit i ka dalë një pengesë.

Mosmarrëveshjet rreth të drejtave për pronësi intelektuale nënkuptojnë që tri fuqitë e mëdha evropiane ende nuk janë pajtuar për hapat e ardhshëm rreth projektit, tha të shtunën Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë, pasi një afat për gjetjen e zgjidhjes kaloi pa u respektuar.

Javën e kaluar, ministrat e Mbrojtjes të Gjermanisë dhe Francës e caktuan fundin e prillit si afat për arritjne e marrëveshjes për të ardhmen e projektit më të madh të mbrojtjes në Evropë, “Future Combat Air System – FCAS”.

“Nuk është gjetur ende marrëveshje për shfrytëzimin e të drejtave të pronësisë intelektuale. Për Gjermaninë, qasja e pakufizuar në rezultatet e hulumtimit të financuar bashkërisht është e rëndësisë më të lartë”, deklaroi një zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes.

Megjithatë, ajo shtoi se të trija shtetet po synojnë që të arrijnë një marrëveshje për këtë çështje javën e ardhshme dhe se negociatat janë duke vazhduar, shkruan Reuters.

Kompanitë “Dassault Aviation”, “Airbus” dhe “Indra” janë të përfshira në skemën për fillimin e zëvendësimit të aeroplanëve luftarakë të Francës, Rafale, dhe aeroplanëve luftarakë të Gjermanisë e Spanjës, Eurofighters, nga viti 2040.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments