Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaOJQ-të: Përzgjedhja e Komisionerit/es për Informim dhe Privatësi të jetë prioritet

OJQ-të: Përzgjedhja e Komisionerit/es për Informim dhe Privatësi të jetë prioritet

Lëvizja Fol ka dorëzuar letër publike ndaj Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Përmes kësaj letre, disa organizata, ju kanë drejtuar me kërkesë që të fillojnë sa më parë procedurat për përzgjedhjen e Komisionerit/es për Informim dhe Privatësi.

“Siç jeni të njoftuar, fillimi i zbatimit të dispozitave të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është i ndërlidhur me përzgjedhjen e Komisionerit/es të Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP). Komisioneri/ja për Informim dhe Privatësi është autoriteti përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të personave fizik në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, si dhe garantimin e qasjes në dokumente publike dhe për këtë shkak, pamundësia e përzgjedhjes së tij e ka stagnuar punën e Agjencisë në tërësi”, thuhet në letrën e tyre.

Letra e Plotë:

Përzgjedhja e Komisionerit/es për Informim dhe Privatësi të jetë prioritet nga Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes
LETËR PUBLIKE
Drejtuar: Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Kuvendi i Republikës së Kosovës
Të nderuar,
Përmes kësaj letre, ne organizatat e poshtëshënuara, ju drejtohemi që të filloni sa më parë procedurat për përzgjedhjen e Komisionerit/es për Informim dhe Privatësi. Siç jeni të njoftuar, fillimi i zbatimit të dispozitave të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është i ndërlidhur me përzgjedhjen e Komisionerit/es të Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP).
Komisioneri/ja për Informim dhe Privatësi është autoriteti përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të personave fizik në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, si dhe garantimin e qasjes në dokumente publike dhe për këtë shkak, pamundësia e përzgjedhjes së tij e ka stagnuar punën e Agjencisë në tërësi.
Prandaj, duke marrë parasysh rëndësinë dhe impaktin e këtij institucioni në sferën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe garantimin e qasjes në dokumente publike dhe domosdoshmërinë që sa më parë të arrihet funksionalizimi i Agjencisë për Informim dhe Privatësi, përmes kësaj letre kërkojmë nga Ju që të ndërmerren hapa konkrete dhe çështja e zgjedhjes së Agjencisë për Informim dhe Privatësi të jetë prioritet i lartë.
Në fund, ju njoftojmë që ne mbesim të përkushtuar të marrim pjesë edhe më tutje në monitorimin e përzgjedhjes së kandidatëve, gjithmonë me shpresën në finalizimin sa më të shpejtë të këtij procesi.
Me respekt,
Lëvizja FOL
Flutura Kusari
Instituti GAP
Group for Legal and Political Studies
Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova
KCSF
Organizata Çohu / Preportr
Democracy for Development (D4D).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments