Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosova“Edi Rama dhe Ilir Meta mund të garantojnë për mbrojtjen në liri...

“Edi Rama dhe Ilir Meta mund të garantojnë për mbrojtjen në liri të Hashim Thaçit”

Jo vetëm Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, por edhe Presidenti shqiptar, Ilir Meta dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mund të garantojnë për lirimin me kusht të ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga.

 

Kështu është shprehur për arbresh.info drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj.

Sipas tij, praktika e ndërtuar nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për ish-Jugosllavi për të ofruar siguri dhe garancë nga shteti lidhur me shtetas të caktuar që kanë qenë subjekt i aktakuzave për krime lufte, si duket është duke u marr si praktikë edhe nga Gjykata Speciale, duke marr për bazë vendimin e fundit.

Miftaraj tha se nëse një garanci e tillë nuk bëhet nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, ajo mund të bëhet edhe nga presidenti shqiptar, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

“Nëse kjo nuk garantohet nga Kosova, e njëjta mund të garantohet nga Shqipëria, respektivisht nga Presidenti Meta apo Kryeministri Rama, por që nuk e kanë peshën dhe rëndësinë e njëjtë sikur kjo të vinte nga Kosova”, u shpreh Miftaraj.

Ai, pohon se para se të japin një garancë të tillë para Dhomave të Specializuara, qoftë institucionet e Kosovës, apo ato të Shqipërisë, duhet të marrin edhe ato një siguri nga të akuzuarit dhe avokatet e tyre se do të respektojnë masat e caktuara nga gjykata.

“Duke marr për bazë se një garancë e tillë do të mund të zbatohet edhe për të akuzuarit e tjerë, institucionet në Kosovë si Presidenca por edhe Zyra e Kryeministrit para se të marrin një vendim të tillë për të garantuar, sigurisht do të duhej të merrnin garancion ose siguri nga vet të akuzuarit dhe avokatet e tyre se do të respektojnë masat e caktuara nga gjykata nëse do të liheshin për tu mbrojtur në liri. Në raste të tilla fjala dhe premtimi i Presidentit dhe Kryeministrit kanë peshë andaj edhe merren si të mirëqena nga gjykata speciale”, thotë Miftaraj.

Ndryshe, një ditë më parë, Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës publikoi vendimet refuzuese në lidhje me aplikimet e ish-presidentit, Hashim Thaçit, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe ish-deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi për lirim me kusht apo të përkohshëm.

Megjithatë, paneli i kësaj gjykate ka lënë një mundësi të hapur.

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shprehur qëndrimin se ekzistenca e një Shteti të Tretë mund të shihet si “ofertë” vendimtare brenda kornizës së lirimit me kusht.

“Një ofertë e tillë mund të jetë më precize dhe konkrete në rastet e ardhshme dhe, duke ndjekur ato logjika e argumentit të Panelit, atëherë mund të jetë një argument i fortë në favor të lirimit me kusht. Sigurisht, vendimi konkret është gjithmonë specifik për çështje dhe oferta e Shtetit të Tretë në asnjë mënyrë nuk e garanton atë se do të jepet lirimi me kusht. Këtu, përsëri, unë vetëm dua të ngre ndërgjegjësimin, domethënë se një ofertë e tillë, nëse bëhet konkretisht dhe mbështetet nga garancitë, përfshirë nga Shteti i Tretë përkatës, mund të zhvendosë ekuilibër në favor të lirimit me kusht dhe për këtë arsye duhet të konsiderohetserioyisht nga gjyqtari i procedurës paraprake ose kolegji kompetent”, thuhet në vendimin e Dhomës së Apelit të nënshkruar nga gjyqtari Judge Kai Ambos, në lidhje me apelimin për lirimin me kusht të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments