Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën hotelerisë dhe turizmit.
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva marrëveshjen e nënshkroi me Drejtorin e Turizmit në Mal të Zi, Gezim Hajdinaga.
Sogojeva në një intervistë për Klan Kosova tregoi se çka mund të përfitojnë turistët nga kjo marrëveshje bashkëpunimi.
“Kjo marrëveshje është qeveritare në këtë mënyrë ne e marrim një garancion që turistët tash e tutje në njëfarë forme do të jenë në kontrollin tonë që për çfarëdo mosmarrëveshje gjatë kalimit të kufirit dhe rreth akomodimit në njëfarë mënyre të jemi të koordinuar të dyja palët”.
“Një prej qëllimeve kryesore janë punëtorët sezonalë sepse fuqitë punëtore që i kemi rezervë ose më shumë që nëse kërkohet të vijnë të punojnë gjatë sezonit dhe nëpërmjet Odës kjo është e realizueshme për të gjitha të drejtat e tyre”, tha Sogojeva.