Sunday, November 24, 2024
HomeBotaShBA-ja i hakmerret Rusisë, ndërpret lëshimin e vizave për shumicën e rusëve

ShBA-ja i hakmerret Rusisë, ndërpret lëshimin e vizave për shumicën e rusëve

Kremlini të premten e akuzoi Uashingtonin për nxitje të tensioneve me veprime jomiqësore, pasi ambasada e Shteteve të Bashkuara në Moskë njoftoi se do ta zvogëlojë stafin dhe do ta ndërpresë procesimin e vizave për shumicën e rusëve.

Ambasada amerikane tha se do ta zvogëlojë stafin për 75 për qind dhe se nga 12 maji do ta ndërpresë procesimin e vizave për udhëtime joemigruese dhe jodiplomatike, pasi një ligj i ri rus cakton kufizime për atë se sa punëtorë lokalë mund të angazhohen në misionet e huaja diplomatike.

Kjo nënkupton që të gjithë rusët, të cilët nuk janë diplomatë ose që nuk e kërkojnë kartën e gjelbër, nuk do të kenë më mundësi që të aplikojnë për viza në Rusi për t’i vizituar Shtetet e Bashkuara për turizëm apo për qëllime tjera. Nëse dëshirojnë një gjë të tillë, ata duhet të aplikojnë në vende të treta.

Ministria e Jashtme e Rusisë theksoi se konsullatat ruse në Shtetet e bashkuara ende janë duke lëshuar viza brenda 10 ditësh, ndonëse edhe vetë kanë pësuar shkurtim të stafit dhe se nuk ka asgjë që do ta ndalte Uashingtonin për ta shtuar stafin, duke angazhuar amerikanë në shërbime diplomatike.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se vendimi i ambasadës amerikane do të ketë pak ndikim në praktikë, sepse, sipas tij, rusët tashmë kanë vështirësi për të siguruar viza amerikane.

Marrëdhëniet mes dy fuqive botërore janë tensionuar në masë të konsiderueshme në javët e fundit për disa çështje, sidomos për tensionet në Ukrainë dhe pas deklaratës së presidentit amerikan, Joe Biden, i cili e quajtu vrasës homologun rus. Të dyja vendet i kanë dëbuar diplomatë njëra-tjetrës dhe i kanë ftuar ambasadorët që të kthehen në atdhe për konsultime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments