Mbrëmë, rreth orës 18:00, është arrestuar një shtetas turk në Aeroportin “Adem Jashari”
Sipas raportit të Policisë, shtetasi turk ka tentuar që të fluturoi nga aeroporti “Adem Jashari” duke prezantuar pasaportë dhe letërnjoftim grek që dyshohet se janë të falsifikuara.
Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.