Njësita e Doganës ka ndaluar kontrabandimin e 100 mijë cigareve në rajonin e Mitrovicës.
Sipas komunikatës, Njësitet e anti-kontrabandës kanë identifikuar një automjet të dyshuar të cilin e kanë ndaluar dhe pas kontrollimit janë gjetur të ngarkuara 10 paketa me cigare të kontrabanduara respektivisht 100,000 copë cigare, transmeton Indeksonline.
Automjeti si dhe cigaret e kontrabanduara janë konfiskuar gjithashtu ka filluar procedura kundërvajtëse kundrejt personit përgjegjës.