Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaNasuf Bejta tregon se si vendosi të jetë kundërkandidat i Vjosa Osmanit

Nasuf Bejta tregon se si vendosi të jetë kundërkandidat i Vjosa Osmanit

Ish-kandidati për president, Nasuf Bejta, e ka treguar momentin se si kishte vendosur të ishte kundërkandidat i Vjosa Osmanit në garën për president të vendit, vitin e kaluar.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka theksuar se ministri i Bujqësisë nga radhët e Listës Guxo, Faton Peci, ishte iniciator që ai t’i bashkohej garës.

“Ne si pjesë e Listës Guxo, në një bisedë të thjeshtë kështu në tubim, ata e kanë ditur se kur ka qenë çështja e zgjedhjes së presidentit Ibrahim Rugova, si në shaka, kam thënë se unë nuk do të frikësohesha për kandidim, sepse të humbësh nga i miri është mirë dhe është nder”, ka thënë Bejta.

“Andaj, Faton Peci, si në shaka, më kishte thënë ‘A i ke fjalët akoma, a guxon ta sfidosh Vjosa Osmanin?’ Iniciativa ka qenë e Fatonit, kam thënë po, nëse kërkohet jam i gatshëm të sakrifikohem, që t’i jepet shansi kësaj fryme të re që po kërkon ndryshim në Kosovë”.

“Unë mendoj se në një garë ku nuk humbet askush, edhe humbësi duhet ta ndiejë veten fitues. Aspak nuk jam ndierë i mërzitur që kam humbur. Kam qenë pjesë e lojës dhe mendoj se edhe humbjen e kam trajtuar të tillë si fitore”.

Bejta ka pohuar se në punën njëvjeçare si presidente, Osmani ka dalë nga pritshmëritë e tij.

“Të them të drejtën, e kam të njëjtin mendim si në fillim, si presidente mendoj se është duke na prezantuar dinjitetshëm, është duke kryer punë të mëdha me dinjitet. Mendoj se është duke bërë punë të mëdha. E mira e së mirës është se nuk është duke dëgjuar shumë kritika e fjalë anash, por është duke punuar për vendin, por unë jam pak më tepër i kënaqur sesa në fillim kur ishin në listë të përbashkët”.

“Tani jam shumë i lumtur që kam pasur mundësi të ndihmoj në zgjedhjen e presidentes, sepse e gjithë Kosova e dinte se nëse zgjidhej një presidente, do të zgjidhej Vjosa Osmani. Ishte kërkesa në artikulim në referendum se Osmani do të jetë presidente dhe Kurti do të ishte kryeministër”, ka thënë Bejta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments