Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaPolicia deklarohet për krejt çka ndodhi mbrëmë në veri

Policia deklarohet për krejt çka ndodhi mbrëmë në veri

Fitorja e Aleksandar Vuçiq është festuar mbrëmë nga serbët në veri. Policia thotë se ka pasur grumbullim të personave dhe kolonë veturash.

Serbët kanë përdorur mjete piroteknike dhe armë zjarri për fitoren e Vuçiq në zgjedhjet e mbajtura në Serbi, me ç’rast policia ka bërë shpërndarjen e turmës.

Policia njofton se në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të armëve të llojeve të ndryshme si dhe disa kutia me mjete piroteknike.

Rasti në polici është hapur si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, teksa nuk është arrestuar asnjë person.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /Mitrovicë Veri, 03.04.2022, 23:30- Raportohet se ka pasur grumbullim të personave dhe  kolonë veturash, ku dyshohet se janë përdorur mjete piroteknike dhe armë. Policia e Kosovës ka bërë shpërndarjen e turmës, dhe në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të armëve të llojeve të ndryshme si dhe disa kutia me mjete piroteknike. Me urdhër të  prokurorit  është hapur  rasti si më lartë dhe vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments