Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKosova ‘ia çelë derën’ ambasadës së saj në Australi, dorëzon letrat kredenciale...

Kosova ‘ia çelë derën’ ambasadës së saj në Australi, dorëzon letrat kredenciale ambasadorja e re

Pasi qëndroi disa muaj i mbyllur shkaku i mungesës së shefit të misionit diplomatik, objekti i ambasadës së Kosovës në Kanberra të Australisë është rihapur serish.

Ambasadorja Jetmira Bërdynaj, dje ka dorëzuar kredencialet e saj te Guvernatori i Përgjithshëm i Komonuelthit të Australisë David Hurley, njofton ambasada e Kosovës në Australi përmes Twitterit.

“Ambasadorja e Kosovës më 1 prill 2022, ka dorëzuar letrat kredenciale te Guvernatori i Përgjithshëm i Komonuelthit të Australisë David Hurley”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ish-ambasadori Hajdin Abazi i cili ishte shkarkuar muaj më parë kishte deklaruar se kishte mbyllur ambasadën dhe s’kishte kujt t’ia dorëzonte çelësat pasi nuk kishte ambasador zytar të emëruar për ta drejtuar shërbimin diplomatik.

“E mbylla Ambasadën duke lënë gjithçka sikurse ishte, në mënyrë të rregullt, i lashë të gjithë çelësat brenda dhe më nuk kam asnjë qasje në të, dhe në ora 17:07 minuta dola nga Ambasada. Qoftë edhe për ca javë, Ambasada de facto është e mbyllur, pasi që aty është vetëm stafi teknik dhe asnjë komunikim zyrtar në emër të ambasadës nuk mund të bëhet”, kishte shkruar ai në Facebook në gusht të vitit 2021.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments