Sunday, November 24, 2024
HomeTop LajmetPrishtinasit ia rrëmbejnë të dashurën

Prishtinasit ia rrëmbejnë të dashurën

Një burrë nga Prishtina ka raportuar në Polici se përmes telefonit është njoftuar nga e dashura e tij se është marrë me dhunë nga një person.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti është arrestuar, por se gjatë intervistimit e ka mohuar ta ketë marrë me dhunë viktimën. Ai ka thënë se ajo ka shkuar me të me vetëdëshirë.

“Prishtinë,  30.04.2021-09:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në përmes telefoni ishte njoftuar nga e dashura e tij femër kosovare, se me datën e lartcekur është marrë me dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, njësia e hetimeve ka arritur që ta lokalizojë vendin e ndodhjes së të dyshuarit dhe viktimës dhe ka  arrestuar të dyshuarin.  Gjatë intervistimit, i dyshuari e ka mohuar se nuk e ka marrë me dhunë viktimën, por ajo ka shkuar me vet dëshirë. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i  është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments