Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaATK rrit të hyrat, mbledh 177 milionë euro për tre muaj

ATK rrit të hyrat, mbledh 177 milionë euro për tre muaj

Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar me trendin rritës të mbledhjes së të hyrave për tremujorin e parë të këtij viti. Janë realizuar 177.7 milion euro të hyra, të cilat në krahasim me planin tejkalohen pritshmërit për 23.2 milion euro apo 15.1 % me shumë, njofton ATK përmes një komunikate për media.

“Rritje konsiderueshme është shënuar edhe nëse krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit te kaluar, ku janë janë inkasuar te 42.9 milion euro apo 31.9% më shumë. Ndikues në rritjen e këtij niveli të të hyrave janë shumë indikator, siç është rritja e kontrollit të brendshëm, trajtimi i borxheve sipas reformës, intensifikimi i aktiviteteve në teren, si dhe shtrirja e projekteve të cila kanë dhënë efektin e tyre në performancen e të hyrave tatimore, si një prej objektivave më të rëndësishme të ATK-së”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, bazuar në Planit Strategjik 2022-2026 i cili vë thekësin në tri qëllime strategjike, për të siguruar që ATK mund të realizoj përmirësim të qëndrueshëm për mbledhjen e të hyrave, për përmbushjen e objektivave fiskale të Qeverisë, për modernizimin e ATK-së në sistemin e procedurave tatimore, si dhe shërbimeve për tatimpagueseve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments